
Pa përfundimit të eksperiencës me Sao Paolon, për James Rodriguez po përflitet për një rikthim të mundshëm tek Rayo Vallecano.
33 vjeçari demostroi në Kupën e Amerikës se ende mund të jetë një lojtar përcaktues, si në nivel klubesh ashtu edhe me kombëtaren e ‘’ Los Cafeteros ‘’.
Në të shkuarën fantazisti i ‘’ Trikolorëve ‘’ përfaqësoi disa ekipe të njohur, si Real Madridin, Bayern Munchenin, Porton, Monacon ndër të tjerë, i cili duket se dëshiron të tregojë përsëri vlerat në kontinentin e vjetër.
La Liga është një kampionat të cilin e njeh shumë mirë dhe sigurisht për Rayo Vallecanon do të ishte një avantazh për sa i përket repartit të avancuar.
Kreativiteti dhe vizioni për lojën janë dy elementë që spikasin tek James Rodriguez, edhe pse mund të transferohet tek një ekip mesatar në Primera Division.
Gjithsesi duke iu referuar momentit që po përjeton, për nxënësin e Nestor Lorenzos me rëndësi është aktivizimi i pandërprerë për të qenë në lartësinë e duhur, në të gjitha kompeticionet pjesëmarrëse.



