Liverpool në garë për Locatellin

Liverpool në garë për Locatellin

Me një europian të shkëlqyer   me të cilin i la të gjithë me gojë  hapur , ofertat në drejtim të Manuel Locatellit vijojnë të jenë të pandalshme  .

Interesit të Juventusit për mesfushorin i është bashkuar edhe Liverpooli duke e bërë garën më të  zjarrtë .  Oferta e bërë nga  ‘’ Zonja e Vjetër ‘’  e cila konsiston në huazimin  kundrejtë 5 milionë eurove me të drejtë blerje përfundimtare të kartonit për 20 milionë euro të tjera nuk i ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të kësaj skuadre modeste që kërkon 40 milionë euro për yllin e saj .

Megjithatë sipas Calciomercatos  deklarohet se ‘’ The Redsat ‘’ kanë vendosur ta pranojnë peticionin e Sassuolos sepse kemi të bëjmë me një lojtar që ka lideruar  mesfushën e   “ Azurrëve  ‘’ në një Europian ku i tejkaloi parashikimet  .  Anglezët pa dyshim janë dëmtuar nga largimi i Georginio Wijnaldum  nga ‘’ Anfield Road ‘’ drejt Parisit dhe  synojnë ta rikompensojnë me  afrimin e ishi-t të Milanit  që ka spikatur me një skuadër të dorës së dytë në Scudetto .

 Karakteristikat e lojës së 23 vjeçarit preferohen shumë nga Jurgen Klopp i cili i ka parashtruar kërkesën drejtuesve për të filluar tratativat për transferimin e italianit në ishull. Sezoni mbresëlënës i Manuel Locatellit është finalizuar   me 4 gola në 34 ndeshje dhe me këtë arritje e ardhmja në ‘’ Mappei ‘’ është ndërlikuar ndjeshëm.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy