U rikthye në Kombëtare, Tuci: Luftojmë për vendin e dytë, kam besim tek ekipi

U rikthye në Kombëtare, Tuci: Luftojmë për vendin e dytë, kam besim tek ekipi

Indrit Tuci ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe rikthehet në Kombëtaren e 21-vjeçarëve pas një kohe të gjatë. Sulmuesit nuk i mungon besimi te grupi kuqezi për të dalë më pikë nga këto dy ndeshjet kualifikuese për Europian, ndaj Çekisë dhe Anglisë, teksa bën një thirrje edhe për të gjithë tifozët për t’i mbështetur në stadium

Fizikisht ndihem shumë mirë, me ekipin po punojmë shumë mirë me trajnerin. Besoj se jemi në një gjendje të mirë dhe gati për ndeshje. Po vij te forma ime më e mirë pas një dëmtimi të gjatë dhe po e marr veten.

Kam shumë besim tek ekipi ynë, shoh edhe fytyra të reja që nuk i kam parë te grumbullimet e kaluara. Çunat duken mjaft mirë dhe besoj që do bëjmë dy ndeshje mjaft të mira.

Ne po luftojmë për vendin e dytë, vendin e parë. Besoj që në ndeshjet e ardhshme do të nisim të hakmerremi nga ai rezultat i thellë që u mundëm në Çeki. Besoj që do ia dalim me sukses.

Mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme për ne, besoj që do vijnë në stadium dhe do të na mbështesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy