
Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme këtë të enjte, siç është ajo ndaj Çekisë në transfertë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Kombëtarja kluqezi ka mbërritur këtë të mërkurë në Pragë, një ditë përpara sfidës.
Departamentin i Komunikimit në FSHF bën me dije se vetëm mesfushori Qazim Laçi nuk ka udhëtuar me grupin dhe nuk do të jetë i gatshëm për shkak të gjendjes gripale.
Lojtari ka qëndruar në Shqipëri dhe stafi teknik shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen e dytë ndaj Polonisë, që luhet më 10 shtator. Pjesa tjetër e grupit është e plotë dhe të gjithë gëzojnë formë të mirë.



