Chelsea, deklaron largimet

Chelsea, deklaron largimet

Me Enzo Marescan në pankinë ka filluar një tjetër etapë në historinë e Chelseat .

‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë në një periudhë rindërtimi dhe italiani ka filluar të mbajë shënime në lidhje me lojtarët aktualë dhe gjithashtu për merkatot vijuese.

Ben Chilwell është shëndërruar në të padëshirar për numrin një të stolit dhe sipas anglezes ‘’ The Mirror ‘’, kryeqytetasit janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për mbrojtësin.

Tek një ekip si Chelsea nëse nuk jep maksimumin është shumë e vështirë të qëndrosh në ‘’ Stamford Bridge ‘’ sepse bëhet fjalë për një ekip i cili aspiron fitimin e titujve të rëndësishëm, në çdo sezon.

Dëmtimet e kohëve të fundit e kanë vënë në dyshim rendimentin e 27 vjeçarit, i cili po shqyrton disa oferta për të ardhmen.

Natyrisht që nën drejtimin e Enzo Marescas Chelsea ka filluar të rikuperojë terrenin e humbur në Angli dhe Europë pavarësisht se në sezonin aktual performon në Conference League, kompeticioni i tretë për nga rëndësia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy