
Perla e Leicester City-t Youri Tielemans pa dyshim që do të jetë një ndër protagonistët e merkatos vijuese.
Për belgun , interesi i ekipeve ka ardhur në rritje dhe së fundmi Barcelona i është bashkuar Manchester United , Arsenalit dhe Real Madridit .
25 vjeçari ka avancuar siç duhet me ‘’ The Foxes ‘’ dhe Xavi Hernandez e konsideron një opsion ideal për të ardhmen e mesfushës së ‘’ Blaugranëve ‘’ , rol të cilin e njeh shumë mirë.
Por aktualisht spanjollët duhet të zgjidhin situatën e Frenkie de Jong , të cilit drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ i kanë kërkuar uljen e rrogës por nëse do të gjehet gjuha e përbashkët sigurisht transferimi i Youri Tielemans do ti përkiste të shkuarës dhe natyrisht do të favorizoheshin Manchester United, Arsenali dhe ‘’ Galaktikët ‘’ për ishi-n e Anderlecht .
Alternativat e katalanasve janë disa por ana ekonomike mbetet barriera kryesore për ti finalizuar objektivat me sukses , pavarësisht se sforcot e Joan Laportas transferuan lojtarë cilësorë në merkaton e kaluar në mitikun ‘’ Camp Nou ‘’ .



