Lionel Messit i shkatërrojnë statujën në Buenos Aires (VIDEO)

Lionel Messit i shkatërrojnë statujën në Buenos Aires (VIDEO)

Sulmuesi i Argjentinës dhe i Barcelonës Leonel Messi është një nga personazhet më të dashur në botën e futbollit. Në Argjentinë numri 10 është personi më i vlerësuar pas Diego Armando Maradonës dhe krahasohet shpesh me këtë të fundit, por ka një ndryshim, pasi Messi nuk ka arritur të fitojë një Kupë Bote me kombëtarene tij.

Megjithatë pak kohë më parë në Buenos Aires pleshtit i ndërtuan një statujë duke e vlerësuar shumë për atë çfarë ka bërë ai për kombëtaren.

Por statuja e kapitenit argjentinas është shkatërruar për herë të dytë brenda këtij viti. Edhe kësaj radhe policia argjentinase ka deklaruar se nuk ka informata se çfarë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes por në mëngjes statuja është parë e shkatërruar.

“Paseo de las Glorias” ku është vendosur statuja është një vend publik, ku janë ngritur statujat e sportistëve të tjerë të njohur.

Herën e parë kjo statujë ishte shkatërruar në janar të këtij viti, ndërsa kujtojmë që ajo është vendosur aty në qershorin e vitit 2016.

Gjithsesi statuja është dërguar në muzeun e qytetit për tu përpunuar dhe do të rikthehet përsëri në vendin e saj. 

E kanë kapiten të Kombëtares, por në Argjentinë e shkatërrojnë statujën e Lionel Messit (Foto/Video)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy