
Pavarësisht se nuk e konkretizuan objektivin në merkaton e kaluar , Barcelona dhe Atletico Madridi do të tentojnë përsëri një shkëmbim interesant .
Koha e Antoine Griezmann në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ po mbaron dhe sipas ‘ Sport ‘ francezi duhet të kthehet në ‘’ Camp Nou ‘’ në fundin e sezonit , më saktë në 1 korrikun vijues.
Planet ndoshta do të ndryshojnë sepse ‘’ Blaugranët ‘’ dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ po vlerësojnë një shkëmbim ndërmjet francezit dhe Saul Niguez , element që pëlqehet shumë nga Xavi Hernandez .
Spanjolli e ka konfirmuar menjëherë këtë opsion dhe tashmë mbetet vetëm përgjigjja e Diego Simeones , trainer shumë i kujdesshëm në marrjen e vendimeve të kësaj natyre .
Mundësitë që të ekzistojë ky shkëmbim janë të shumta, të cilat përforcohen nga mungesa e protagonizmit të lojtarëve në fjalë dhe ‘’ Los Cules ‘’ po i mëshojnë fort transferimit të Saul Niguez në ‘’ Camp Nou ‘’ për të vijuar me ideologjinë e cila deri më tani ka rezultuar e suksesshme por e mira s’ka fund dhe për ekipe të tilla konsiderohet i domosdoshëm fuqizimi në merkato .
Mbetet për tu parë se si do të veprohet në këtë periudhë tranzicioni e cila do të ketë ndikim të menjehërshëm në vijimësine e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe kuq e bluve me objektivin e rikuperimit sa më shpejt të pikëve të humbura në sezonin aktual .



