Roma mposhtet me përmbysje, Lazio “ngec” në shtëpi

Roma mposhtet me përmbysje, Lazio “ngec” në shtëpi

Roma është mposhtur me përmbysje nga Hellas Verona në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.

Pavarësisht se verdhekuqtë kaluan të parët në avantazh me Pellegrinin në pjesën e parë, në të dytën u përmbysën nga Verona. Këta të fundit realizuan 3 herë, me Barak, Caprari dhge Faraonin. Skuadrës së Mourinho nuk i mjaftoi as autogoli i Ilic në minutën e 58-të.

Në krahun tjetër, Lazio nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Cagliarit. Lacialët e mbyllën në avantazh pjesën e parë falë golit të Immobile në fund, por në të dytën miqtë realizuan dy herë me Joao Pedro dhe Keita Balde.

Ishet Cataldi, i cili me golin e tij në minutën e 83-të i dha barazimin skuadrës së Sarrit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy