
Pas përfundimit të kampionatit, te Laçi kanë nisur largimet e lojtarëve. Ditën e sotme, kanë njoftuar largimin nga kurbinasit dy futbollistë.
Bëhet fjalë për mesfushorin Ardit Deliu dhe mbrojtësin Aleksander Ignjatovic. Dy futbollistët, kanë bërë të ditur largimin, nëpërmjet rrjeteve sociale.
Tashmë te Laçi duhet të nisin nga puna për të gjetur zëvendësuesit, por edhe për të ndërtuar edhe skuadrën që do të jetë sezonin e ardhshëm.



