
Lojtarët e Zvicrës Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner kanë shmangur dënimet e tyre për festimet me shqiponjën në fitoren e tyre kundër Serbisë në Kupën e Botës Rusi 2018.
Komiteti Disiplinor pranë FIFA-s argumenton se festimi me shqiponjë ishte spontan dhe nuk duhet të ishte një provokim i planifikuar për tifozët serbë.
Gjithashtu komisioni ka theksuar se tek ky festim nuk kishte asnjë mesazh politik. Qeveria e futbollit mori masa vetëm financiare për futbollistët me Xhaka dhe Shaqiri që duhet të paguajnë 10,000 franga e Lichtsteiner 5,000 franga.
Shoqata e Futbollit Serb u gjobit 50,000 franga për sjelljen e keqe të tifozëve. Trajneri serb Mladen Krstajiç dhe shefi i Federatës Slavisa Kokeza duhet të paguajnë 5000 franga. Krstajic u gjobit pasi kërkoi që gjyqtari gjerman Felix Brych të gjykohet nga gjykata e Hagës.
FIFA justifikoi dënimet me veprën penale kundër nenit 57, ku theksohet se loja e futbollit të jetë e ndershme. Kokeza në një intervistë për BBC-së, ai akuzoi FIFA-n, për paragjykime ndaj vendit të tij.



