
Tek Roma ka filluar një tjetër etapë me Gian Piero Gasperinin në stol. Italiani pati sukses në të shkuarën me Atalantën me fitimin e Europa Leagues, i cili po jep maksimumin edhe tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’.
Duke ditur që jemi shumë afër merkatos së janarit, numri një i stolit ka filluar ti bëjë llogaritë me kujdes për fazën deçizive të sezonit.
Prioritet mbetet përforcimi i metrave të fundit dhe në fakt drejtuesit e kryeqytetasve e kanë gjetur një element të përshtatshëm.
Giacomo Raspadori është përfshirë në listën e 67 vjeçarit dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘, kanë nisur negociatat ndërmjet palëve për arritjen e marrëveshjes.
Ishi i Napolit e njeh shumë mirë Romën duke qenë se e ka patur rival në të shkuarën dhe flitet se mund të transferohet në ‘’ Olimpico ‘’ në cilësinë e të huazuarit, shifër e cila mund të arrijë 20-22 milionë eurot.
Verën e kaluar golashënuesi firmosi për ‘’ Los Colchoneros ‘’ deri në 2030-tën për shifrën e 22 milionë eurove plus 4 të tjera bonuse.
Megjithatë, nën drejtimin e Diego Simeones 25 vjeçari ka hasur jo pak vështirësi duke qenë se është aktivizuar në vetëm 11 sfida deri më tani gjatë të cilave vetëm ka luajtur si titullar.
Duke qenë se Gian Piero Gasperini e kishte nën urdhërat e tij kur drejtonte ‘’ La Dean ‘’ mund të jetë një gjetje nga ana e drejtuesve i cili shquhet për adaptimin në disa pozicione të repartit të avancuar, ç’ka e bën edhe më të dëshiruar.
Ndërkohë, tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ka filluar të analizohet kjo çështje, duke qenë se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e ‘’ El Cholos “, i cili nuk bën asnjë tolerim.
Sfidat vijuese do të jenë përcaktuese për Giacomo Raspadorin, i cili pretendohet nga ish fituesit e Conference Leagues.



