
Prej kohësh Florian Wirtz po monitorohet nga drejtuesit e klubeve me emër.
Një ndër prej pretendentëve është edhe Manchester City, shumë i fuqishëm në aspektin ekonomik dhe cilësor në atë sportive.
Mesfushori e ka konsoliduar vendin e titullarit si tek Bayer Leverkuseni ashtu edhe tek Gjermania, niveli i të cilit meriton duatrokitje.
Traineri Pep Guardiola e vlerëson kontributin e dhënë tek ‘’ Aspirinat ‘’, skuadër e cila ka ndryshuar totalisht nën drejtimin e Xabi Alonsos, kampione në fuqi edhe në Bundesligë dhe nënkampione në Europa League.
Mënyra se si luan konsiderohet e duhura për lojën që zhvillojnë ‘’ Qytetarët ‘’, tek i cili spikat fakti i të qënit dinamik dhe shumë cilësor në organizimin e saj.
Sigurisht drejtuesit e gjermanëve do të luftojnë deri në fund për ta patur pjesë edhe në vijimësi, edhe pse do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës.
Tashmë tifozeria e zjarrtë e bardhekaltërve dhe drejtuesit janë të entuziazmuar në lidhje me 21 vjeçarin, ndër mesfushorët më të mirë të Europës momentalisht.
9 gola dhe 4 asiste në 19 sfida ka arritur deri më tani Florian Wirtz, një ndihmë si për prapavijën ashtu edhe për ofensivën.



