
Faza e 1/8-ve në Champions League, rezervon përballje tejet spektakolare dhe njëra prej këtyre ndeshjeve do të luhet ditën e nesërme. Interi pret në shtëpi Liverpoolin, në një sfidë që pritet të dhurojë spektakël.
Në prag të kësaj sfide, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp duke folur para mediave, ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, duke thënë se janë të jashtëzakonshëm.
“Interi mbrohet mirë dhe ka kundërsulme të rrezikshme, kështu që ne duhet të jemi të kujdesshëm. është një ekip i fortë, e kam ndjekur shumë këto dy vite. Janë të përgatitur mirë, me disiplinë, karakter dhe nuk dorëzohen.
Ne duhet të mos lëshojmë terren dhe të menaxhojmë lojën, kështu do të arrinim të merrnim një fitore. Do të përballemi me një ekip të jashtëzakonshëm dhe kështu duhet të bëjmë një ndeshje të jashtëzakonshme.”
Në krahun tjetër, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, u shpreh se anglezët janë favoritë në këtë sfidë, por theksoi se skuadra e tij duhet të bëjë lojën e saj.
“Skuadrat angleze janë shumë shumë të forta, kanë fituar të gjitha grupet e tyre përveç Chelsea. Liverpool është një nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe një top klub, por jam i lumtur që shoqëria jonë, tifozët dhe vetë lojtarët luajnë këtë lloj ndeshjesh. Ne nuk kemi qenë në 1/16 për shumë vite. E dimë se do të jetë e vështirë, por do ta luajmë me armët tona dhe me motivimin tonë.
Në letër mendoj se Liverpool është favorit, sepse ata kanë një kontingjent të madh lojtarësh, një trajner të madh dhe lojtarë të shkëlqyer në çdo repart që mund të mposhtin këdo. Por ndeshjet duhet të luhen gjithmonë me kujdes, sepse të gjitha fillojnë nga 0-0. Ne e dimë se do të duhet të dalim në fushë për të bërë lojën tonë, unë dua djem me mendje të lirë. Atëherë në këto ndeshje e dimë se vendosmëria do të bëjë diferencën”.



