Interi kërkon mesfushorin e Cagliarit, ofron dy lojtarë në shkëmbim

Interi kërkon mesfushorin e Cagliarit, ofron dy lojtarë në shkëmbim

Te Interi kanë filluar të mendojnë për përforcimet që do të bëjnë në merkaton e verës. Një nga lojtarët që pëlqehet nga drejtuesit zikaltër është mesfushori i Cagliarit, Nahitan Nandez.

Ky i fundit ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer më skuadrën nga Sardenja dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Te Interi po përgatisin planin për ta afruar uruguaianin në skuadër. Për shkak se situata financiare nuk është shumë e mirë te klubi nga Milano, drejtuesit kanë gati dy lojtarë për të ofruar në shkëmbim të Nandezit.

Bëhet fjalë për mesfushorin Radja Nanggolan dhe sulmuesin Sebastian Esposito. Të dy këta lojtarë nuk janë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye, drejtuesit do përpiqen t’i fusin në marrëveshje për të marrë mesfushorin Nandez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy