
Prej kohësh tek Liverpooli kanë nisur tratativat për të firmosur me Gonçalo Inacion, mbrojtës që aktivizohet me Sporting Lisbonën.
Sipas ‘ TEAMtalk ‘ , portugezi e ka shprehur dëshirën për tu transferuar në ‘’ Anfield Road ‘’ , lojtar që pretendohet nga disa klube të elitës europiane.
Momentalisht vlera e kartonit të 22 vjeçarit arrin 52 milionë eurot dhe pretendimi i drejtuesve të të ashtuquajturve ‘’ Luanëve ‘’ është të përfitojnë maksimalisht nga largimi i Gonçalo Inacios nga ‘’ Jose Alvalade ‘’.
Sipas parashikimeve , lojtari nga Almada mund të shëndërrohet në një ndër transferimet më cilësorë të ‘’ The Redsave ‘’ në merkaton vijuese, skuadër e mbetur prej vitesh në prapavijë në lidhje me titujt , e cila drejtohet nga një prej trainerëve më të mirë në botë siç është Jurgen Klopp.
Deri më tani , nxënësi i Ruben Amorim është aktivizuar në 17 sfida, përfshirë të gjitha kompeticionet dhe në çdo sfidë vijon ti bindë anglezët se duhet ta kenë pjesë e ekipit në të ardhmen.



