Eliminimi nga Europa, klubi i Laçit: Do merren masa dhe do ketë revolucion

Eliminimi nga Europa, klubi i Laçit: Do merren masa dhe do ketë revolucion

Laçi u eliminua në turin e dytë në Conference League nga moldavët e Petrocub. Paas rezultatit tejet pozitiv në ndeshjen e para, që e mbyllën me rrjeta të paprekura, kurbinasit zhgënjyen në ndeshjen e kthimit, pasi u mposhtën me shifrat e thella 1-4.

Kjo nuk ka lënë një shije të mirë te klubi i Laçit, të cilët nëpërmjet një komunikate zyrtare, bëjnë të ditur se do të merren masa dhe do ketë një revolucion në ekip.

Komunikata e klubit:

Humbja e djeshme 1-4 kundër Petrocub, që rrjedhimisht solli edhe eliminimin nga Conference League në turin e dytë eliminator, ka shkaktuar zhgënjim të madh në klubin tonë. Synimi ishte kalimi i turit dhe vazhdimi i një tradite pozitive në garat ndërkombëtare. Kjo gjë nuk ndodhi dhe nisur nga rezultati dhe loja e zhvilluar, KF Laçi do të marrë gjithë masat që të jetë gati për sezonin e ri futbollistik. Kjo nënkupton një revolucion në ekip, në të mirë të së ardhmes së klubit në çdo aspekt. Rikthehemi më të fortë! Para Laçi!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy