Barcelona, gjen sulmues tek Midtjylland

Barcelona, gjen sulmues tek Midtjylland

Tentativat tek Barcelona për përforcimin e reparteve vijojnë me shumë vrull, duke qenë se në fazën e parë të sezonit po vihen re jo pak ulje-ngritje.

Drejtuesit me në krye Decon sigurisht po bëjnë përpjekjet maksimale për të formuar një ekip edhe më kompetitiv dhe gjatë merkatos së janarit do të hidhen në sulm për Franculino Dju. 

21 vjeçari është pjesë e Midtyllandit në Danimarkë, i cili faktikisht po zhvillon një sezon të mrekullueshëm. 

19 gola në 26 sfida janë një statistikë e cila meriton duartrokitje dhe shumë shpejt fati i ka trokitur në derë.

 Interesi i ‘’ Blaugranëve ‘’ thuhet se do të merret në analizë duke qenë se është një rast që s’të vjen shumë herë gjatë karrierës. 

Paraqitjet e Franculino Dju pa dyshim do të ndikojnë automatikisht edhe në rritjen e vlerës së kartonit dhe paraprakisht krerët e nordikëve e kanë deklaruar se po mendojnë shitjen e tij.

 Karakteri kompetitiv, rrezikshmëria përpara portës dhe finzalizimet e bëjnë një element tejet cilësor, i aftë për të përfaqësuar çdo ekip elite.

Momentalisht drejtuesit e Midtylland po e marrin në shqyrtim situatën e Franculino Dju, i cili po zhvillon sezonin e dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy