
Graham Potter po vijon me sukses eksperiencën në pankinën e Chelseat , në një cikël të ri për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ .
Anglezi nuk e ka shmangur në asnjë moment vëmëndjen nga merkatoja dhe këtë herë ka spikatur sulmuesin e Brighton Leandro Trossard. S’duhet përjashtuar edhe interesi i të tjerë klubeve për 27 vjeçarin i cili po befason në sezonin aktual , lajm i bërë me dije nga specialisti i merkatos Ekrem Onur.
Në 9 sfidat me Brightonin, belgu numëron 5 gola dhe dy asiste por ajo që spikat është loja e zhvilluar prej tij .
Leandro Trossard konsiderohet një lojtar shumë i rrezikshëm në metrat e fundit, komponentë të cilët e kanë shëndërruar në një preferencë për Graham Potter , i cili ka një detyrë të vështirë sepse kërkesa e llogarisë tek anglezët është ndër më të lartat, për të cilet domosdoshmëri mbetet fitimi i titujve.
Vlera e kartonit të tij në merkato konsiderohet rreth 25 milionë euro dhe për xhepat e Todd Boehly-t nuk përbën pengesë duke ditur njëkohësisht edhe nevojën urgjente të skuadrës së 47 vjeçarit për tu përmirësuar .
Për ishi-n e Genkut një eksperiencë tek londinezët sigurisht do të ishte një hap shumë i rëndësishëm në karrierë dhe falë kontributit tek Brightoni e ka plotësisht të merituar.



