Juventus mendon për Werner

Juventus mendon për Werner

  Merkatoja e Juventusit bëhet edhe më interesante me kalimin e ditëve .

Pavarësisht se është një ekip rekordmen në Itali , uria për sukses sa vjen edhe shtohet për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’.

Bardhezinjtë  janë duke shqyrtuar disa kandidatura si përshembull Alvaro Moratan dhe Firminon por gjermani e ka bindur Massimiliano Allegrin.

Favori i torinezëve në këtë histori është se ishi i Leipzigut nuk përfshihet në planet e bashkombasit Thomas Tuchel dhe një kalim në ‘’ Allianz Stadium ‘’ mund të rezultojë një sukses për Timo Werner .

26 vjeçari ka ofruar një rendiment i cili nuk e justifikon përfitimin prej 320 mijë eurosh në javë dhe sipas ‘ The Guardian ’  italianët duan ta bëjnë pjesë të projektit ambicioz i cili lidhet me rikthimin tek suksesi .

Aktivizimi i reduktuar në një ekip si ‘’ Blutë e Londrës ‘’ ku duhet të japësh gjithmonë maksimumin e ka hapur derën e largimit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe fakti se Botërori i Katarit është shumë afër impulson Timo Wernerin drejt veshjes se një tjetër fanelle për të fituar një vend ndër 23 lojtarët që do të grumbullohen me ‘’ Trikolorët ‘’ në evenimentin më të rëndësishëm në futboll.

Pas Angel Di Marias , Juventusi kërkon të befasojë me një tjetër transferim cilësor pasi mbetja në prapavijë e dëmton ndjeshëm imazhin e këtij ekipi i cili në të kaluarën bëri ligjin ne Scudetto.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy