Onana transferohet te Manchester United: Dua të them të vërtetën, kërkoj gjithmonë sfida të reja

Onana transferohet te Manchester United: Dua të them të vërtetën, kërkoj gjithmonë sfida të reja

Andre Onana do të vazhdojë karrierën në Premier League, te skuadra e Manchester United. Gjithçka është mbyllur, teksa këtë e ka konfirmuar edhe vetë portieri. Duke folur për “Gazetta dello Sport”, Onana deklaroi se është person që dëshiron gjithmonë sfida të reja dhe nuk mund ta refuzonte dot Manchester United. Megjithatë ai nuk i kursen fjalët e mira për Interin, duke thënë se janë një familje e vërtetë. “Për mua është shumë e rëndësishme të jem i ndershëm dhe njerëzve t’iu them të vërtetën. Unë jam një person që kërkoj gjithnjë sfida të reja, të luaj në Premier League dhe në një klub si United ishte diçka që nuk mund t’i rezistoja. Të gjithë palët ishin dakord me këtë tratativë. Megjithatë, unë e them se edhe nëse do të qëndroja te Inter sërish do të isha i lumtur. Aty nuk kam pasur asnjë problem, përkundrazi në Milano lindi një magji që vështirë se mund ta shpjegoj. Një pjesë e zemrës sime është e trishtuar, të largohem nga Inter është si të largohem nga familja. Inter nuk ishte një skuadër normale. Të jesh pjesë e Inter është një mënyrë për t’u përfaqësuar në botë, është një stil jete.”, u shpreh Onana.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy