
Ish-lojtari Ermal Tahiri ka thënë se hirushja e këtij Europiani është Danimarka. Në analizën e bërë në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, ai u shpreh se Anglia që është shfaqur në këto ndeshje, nuk është ajo që të gjithë presin.
“Hirushja e këtij Europiani është Danimarka. Të kalosh në grupe dhe me vetëm 2 gola të shënuar, nuk mund të thuash se janë agresivë. Anglia ka shumë lojtarë të mirë, por nuk po bëjnë atë që duhet. Anglia i jep më shumë mundësi Premier League dhe jo kampionateve të tjera. Nuk mund të mendosh se kjo Angli do e fitojë Europianin. Duke e parë në të gjitha aspektet, nuk është ajo Angli që ne presim. Nuk është ajo skuadra që të gjithë presim. Ajo që më bën përshtypje që pritshmëritë dhe kuotimi nuk janë për këtë Angli që pamë sot.”, tha Tahiri.



