
Chelsea do të luajë një sfidë të rëndësishme ditën e nesërme, teksa përballen me Juventusin, në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur mesfushori i londinezëve, Jorginho. Ky i fundit bëri një sezon të shkëlqyer në edicionin e kaluar dhe tashmë e sheh veten mes kandidatëve për fitimin e “Topit të Artë”, diçka për të cilën tha se ndihet krenar.
“Për momentin, në mendimet e mia është ndeshje kundër Juventusit. Po luftoj ende për disa trofe këtë sezon, Liga e Kombeve më ekipin kombëtar në tetor dhe më pas Kupa e Botës për klube me Chelsea në dhjetor. 2021 ishte një vit i jashtëzakonshëm për mua dhe unë jam duke e shijuar këtë moment. Tashmë konsiderohem si një kandidat për ‘Topin e Artë’, më bën krenar. Nëse kjo ndodh do të ishte një gjë e mirë, por jemi ende herë. Tani dua të qëndroj me këmbë në tokë, të luaj dhe përpiqem të fitoj me Chelsean dhe me Italinë,” u shpreh Jorginho.



