
Përforcimi i ofensivës vijon të jetë një prioritet për drejtuesit e Atletico Madridit.
Diego Simeone ka filluar ti lëvizë seriozisht gurët për të gjetur zgjidhjet në këtë repart i cili në fakt ka rezultuar me shumë ulje-ngritje.
Largimi i Antoine Griezmannit drejt Major League Soccer ka lënë një boshllëk dhe tashmë ‘’ El Cholo ‘’ e ka deklaruar objektivin.
Kang-in Lee ishte shumë afër kalimit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ gjatë dimrit por fatkeqësisht drejtuesit respektivë nuk e arritën marrëveshjen.
Për më tepër 25 vjeçari e njeh shumë mirë La Ligan duke qenë se në të shkuarën ishte pjesë e Valencias dhe Mallorcas.
Mirëpo ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë në një tjetër nivel dhe natyrisht kërkesa e llogarisë është shumë më e madhe duke qenë se drejtohen nga një ndër trainerët më kompetitivë në botë.
Mënyra se si e intepreton lojën, të qënit kreativ, teknik dhe efikas në driblime e shëndërron aziatikun në një element i cili duhet marrë në konsideratë.
Ndoshta pas tre sezoneve tek ‘’ Les Pariziens ‘’ e ardhmja e ishi-t të Valencias do të jetë në kryeqytetin spanjoll, tek një ndër ekipet më të sikletshëm të Primera Division dhe kontinentit të vjetër.



