Tre opsione me parametër zero për Interin

Tre opsione me parametër zero për Interin

  Interi vijon të mos humbasë asnjë sekond kohë në lidhje me merkaton që do ti shërbejë për të bërë mirë në sezonin vijues.

Problemet e theksuara në aspektin ekonomik si ofrojnë gjë tjetër zikaltërve veçse ta përqëndrojnë vëmëndjen tek lojtarët që janë në përfundim të kontratës me klubet e tyre respektive në mënyrë që të mos hasin vështirësi në të ardhmen .

Drejtuesit e italianëve me në krye Beppe Marottan dhe Piero Ausilion kanë ngelur shumë të kënaqur nga rendimenti i tre lojtarëve në Bundesligë . 

Sipas ‘ Calciomercatos ‘ flitet për dy të Monchengladbahut  si Mathias Ginter dhe Denis Zakaria dhe ai i Hoffenheim Florian Grillitsch. Prioritet për Simone Inzaghin është përforcimi i prapavijës dhe repartit të mesfushës  për të krijuar ekuilibrat e duhur në vazhdimësi sepse Interit do ti duhet të tregojë dhëmbët në lidhje me mbrojtjen e Scudettos dhe sidomos vazhdimësisë në Uefa Champions League .

Favori i Interit në këtë rast është se të tre këta komponentë e përfundojnë kontratën në qershorin e  2022- shit dhe mund të vlerësojnë opsionin e transferimit në ‘’ Giuseppe Meazza ‘’  ku do ti priste një ambjent i përshtatshëm për të treguar vlerat në vijimësi .

Megjithatë përpos këtyre alternativave,  Interi po punon fort për të firmosur me  gardianin Andre Onana dhe Lorezon Insignen  pasi drejtuesit janë të vetëdijshëm se portierit Samir Handanovic nuk i mbetet edhe shumë kohë në nivele të larta dhe duhet një element që mund ti japë sigurinë e duhur tre shyllave dhe gjithashtu fuqizimin e repartit të avancuar me një lojtar që ka spikatur ndër vite tek Napoli .  

Këto operacione do ti vinin për mbarë Interit për të krijuar terrenin në funksion të  akumulimit të të tjerë trofeve në vazhdimësi pavarësisht se do të ketë shumë punë sidomos në Uefa Champions League , kompeticion në të cilin ka munguar prej një kohe të gjatë dhe i  duhet të rimarrë veten  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy