Mounir Nasraoui, babai i talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në një parking në Mataro, ku Mounir Nasraoui është goditur disa herë me thikë.
Ai është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu babai i yllit të katalanasve është larguar nga spitali dhe ndodhet në shtëpinë e tij.
Mediat spanjolle, raportojnë se sherri ka ndodhur pas disa problemeve të mëparshme, ndërsa për këtë deri tani është bërë ndalimi i tre personave.



