Kevin Lleshi, drejtor i projekteve në FSHF, analizoi në studion e MCN Informacion strategjinë "Vision to victory" 2026-2030. Lleshi tha se investimet në instrastrukturë po rriten. Kjo sipas tij do të sjellë efekte pozitive te klubet shqiptare.
Në fillim të këtij viti, FSHF miratoi një fond prej 3 milionë eurosh, që iu shpërnda klubeve. Në bashkëpunim me klubet, me bashki apo anëtarë të tjerë akademish, ne po ndërtojmë disa fusha, dy prej të cilave ndodhen në Gjirokastër, dy në Përrenjas, sapo kanë përfunduar punimet në stadiumin e Vorës.
Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë me Ministrinë e Kulturës. Nëpërmjet tij kemi organizuar kampionatin U-17. Shqipëria sa u përket fushave për banorë është ndër vendet me mesataren më të ulët për sa i përket raportit të banorëve me fusha futbolli. Ne duam të ndërtojmë sa më shumë fusha për të ulur këtë disnivel.
Strategjia është hartuar me ekspertë të UEFA-s. Ne kemi arritur në këtë strategji, që është një pasqyrë e strategjisë së mëparshme, kemi formuar pikat tona kryesore dhe jemi në përmirësim e sipër. FSHF ka vite që insiston për ligjin e sponsorizimeve. Ndihma financiare për klubet përkthehet në zhvillim të futbollit të bazës. Kjo do të rrisë nivelin dhe do të çojë klubet tona në kampionatet europiane.



