Inter Miami ofensivë për Messin dhe Suarez

Inter Miami ofensivë për Messin dhe Suarez

 Me David Beckhamin në krye , Inter Miami prej kohësh po tenton që ta shtojë cilësinë e Major League Soccerit me transferimin e lojtarëve që kanë bërë bujë për shumë vite në Europë.

Protagonistët e historisë janë Lionel Messi dhe Luis Suarez , dy sulmues që kanë fituar shumë trofe të rëndësishëm gjatë karrierës.

Sipas Nicolo Schiras, uruguajani e ka bërë me dije se nuk do të vijojë tek Nacional Montevideo dhe  disa klube e kanë pretenduar , duke përfshirë edhe Cruz Azulin në Meksikë.

S’duhet harruar as La Liga , kampionat të cilin e njeh shumë mirë për arsye të së kaluarës tek Barcelona dhe Atletico Madridi.

Edhe për Lionel Messin vlen e njëjta gjë , pasi çështja e rinovimit të ‘’ La Pulgas ‘’ me Paris St Germain vijon të mos marrë përgjigje sepse prioriteti momentalisht është finalja kundër Francës në Botërorin e Katarit.

Në vitet e fundit kampionati amerikan ka patur një rritje të dukshme si në aspektin cilësor ashtu edhe në atë ekonomik duke shërbyer si destinacion për shumë lojtarë të njohur , të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy