
Gjatë eksperiencës tek Chelsea Enzo Fernandez ka treguar se mbetet një ndër më të mirët në qarkullim.
Argjentinasi prej kohësh vijon të monitorohet nga drejtuesit e Real Madridit dhe duket se presidenti Florentino Perez tashmë e ka marrë seriozisht këtë çështje.
Miliarderi spanjoll thuhet se ka bërë gati çekun prej 150 milionë eurosh për ishi-n e Benfikës i cili shumë shpejt mund të zbarkojë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Në fakt për shumë lojtarë është një ëndërr transferimi tek ‘’ Galaktikët ‘’, një ndër më të suksesshmit në botë dhe më të pasurit gjithashtu.
25 vjeçari e lexon mjaft mirë lojën, është tejet kompetitiv, i mirëvendosur dhe shumë agresiv gjatë dueleve.
Katër sezonet në ‘’ Stamford Bridge ‘’ kanë nxjerrë më tepër në pah vlerat e tij, pa harruar se është edhe kampion i botës në fuqi me ‘’ Albicelestët ‘’.
Situata momentale e britanikëve në aspektin ekonomik nuk është edhe aq favorizueze dhe nuk përjashtohet largimi i Enzo Fernandezit tek të ashtuquajturit ‘’ Los Blancos ‘’.
Do të rezultonte një hap shumë i suksesshëm nëse kjo marrëveshje do të finalizohet por fillimisht numri një i ‘’ Los Merengues ‘’ duhet të përmbushë kërkesën e atij të ‘’ Bluve të Londrës ‘’ Todd Boehly.



