Skënderbeu në krizë rezultatesh, Korabi mposht korçarët dhe afrohet me kreun

Skënderbeu në krizë rezultatesh, Korabi mposht korçarët dhe afrohet me kreun

Skënderbeu vazhdon të zhgënjejë në Kategorinë e Parë. Korçarët u mposhtën ditën e sotme nga Korabi me rezultatin 2-1.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen, duke fituar penallti që në minutën e 2-të, por Ruçi, priti gjuajtjen e Kekos.

Avantazhi nuk do vononte shumë, teksa në minutën e 8-të, Joti me një predhë nga jashtë zone e ndali topin në rrjetë. Skënderbeu barazoi në minutën e 41 me Zguron nga penalltia, por ishte sërish një penallti që i dha fitoren Korabit.

Në minutën e 60-të, ishte sërish Keko që u shfaq te pika e bardhë, por këtë herë u tregua i saktë, duke e dërguar topin në rrjetë.

Me këtë humbje, Skënderbeu zbret në vendin e shtatë me 13 pikë, ndërsa Korabi ngjitet në vendin e tretë me 17 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy