Janari po vjen dhe sigurisht që nuk do të jetë një muaj i lehtë për Juventusin. Nëse qëllimi i vërtetë në merkato është një mbrojtës zëvendësues për Cuadradon, problemi kryesor ndoshta do të jetë rezistimi ndaj çdo oferte që mund të vijë. Një nga lojtarët më të kërkuar është padyshim Adrien Rabiot.
Mesfushori nuk ka ndërmend të rinovojë me klubin e Juventusit dhe mund të largohet në merkaton e dimrit. Tottenhami po lëviz me vendosmëri dhe Arsenali po ashtu po bën presion. Shumë do të varet edhe nga vullneti i francezit, i prirur për të vendosur të ardhmen e tij në fund të sezonit.
Te Juventus askush nuk është i pashitshëm dhe për këtë duhet të mbahet nën kontroll edhe çështja e Vlahovicit. Qendërsulmuesi serb, i blerë një vit më parë nga Fiorentina për 75 milionë euro, nuk pati performancën që prisnin të gjithë, kjo edhe për shkak të problemeve fizike. Klubi i Juventusit dëshiron të vazhdojë me të, por nëse do të mbërrinte një ofertë prej 90 milionë eurosh, palët mund të negocionin.



