Manchester City, ofensivë për Ter Stegen

Manchester City, ofensivë për Ter Stegen

Merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme për Manchester City-n.

Pep Guardiola ka filluar të punojë bashkë me bordin drejtues për ti rikthyer ‘’ Qytetarët ‘’ tek titujt në sezonin e ardhshëm.

I famshmi ‘’ Pep ‘’ e ka treguar edhe në të kaluarën se çfarë është i aftë të bëjë, i cili e ka mbështetjen e padiskutueshme të Al Mubarak.

Kuadrati i bardhë është një ndër pozicionet ku bardhekatërit do të tentojnë të përforcohen dhe ishi i Barcelonës ia ka vënë gishtin Ter Stegenit.

Gjermani prej disa sezonesh është konsideruar një ndër pikat referuese të kuq e bluve por nuk përjashtohet largimi nga ‘’ Camp Nou ‘’.

Drupal Ad

Në mendjen e Hansi Flickut është Joan Garcia, i cili ka zhvilluar një sezon mbresëlënës me Espanyolin dhe ky fakt është një avantazh për anglezët për të firmosur me 33 vjeçarin.

Cilësitë e treguara poshtë tre shtyllave si dhe siguria gjatë sfidave e kanë bindur Pep Guardiolan se është i duhuri për Manchester City-n, një ekip i cili synon protagonizmin në çdo kompeticion gjatë sezoneve.

Për më tepër potenciali i Al Mubarak i jep një lloj avantazhi gjatë periudhës së transferimeve, milionat e të cilit kanë bindur shumë lojtarë ndër vite për tu transferuar në ‘’ Etihad ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy