Tre pretendentë për Isco Alarcon

Tre pretendentë për Isco Alarcon

799 minutat e  luajtura  gjatë këtij sezoni e kanë eklipsuar figurën e Isco Alarcon  në mesfushën e Real Madridit.  Gjithsesi lojtarë të tillë gjithmonë e kanë asin nën mëngë  dhe në rastin konkret  spanjollit i ka buzëqeshur fati . Vlera aktuale e kartonit prej 20 milionë eurosh i krijon shanse të shumta spanjollit për të qenë disi  i sigurtë për të ardhmen .  Miliarderi  dhe njëkohësisht kreu i presidencës kryeqytetase Florentino Perez  ka deklaruar nxjerrjen në shitje të mesfushorit të lindur  në Malaga gjatë merkatos së verës .

 Me 28 vite mbi supe dhe me një pjekuri të dukshme  mund të determinohet pa asnjë dyshim se profili i lojës së tij  përputhet në perfeksion me çdo skuadër  për arsye se polifunksionaliteti  nga i cili karakterizohet  i shoqëruar  me talentin që mbart shëndërrohet në copëzën e munguar për plotësimin e kërkesave të tyre  . Për të përfituar shërbimet e lojtarit të  ‘’ La Furia Rojas ‘’ kontrata e të cilit me ‘’ Los Blancos ‘’ merr fund në qershorin e 2022- shit   kanë treguar interes , Juventusi , Milani dhe Sevilla ,  ekipe që kanë një peshë specifike si në arenën europiane ashtu edhe më gjerë . Për sa i përket ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ mund të thuhet se drejtuesit e saj me krye trainerin Andrea Pirlo  kanë mbetur të mahnitur me progresin e ishi-t të Malagës dhe   kanë nisur ofensivën për ta transferuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ gjatë verës duke qënë të vetëdijshëm se duhet të mposhtin konkurrencën e  Milanit dhe Sevillas . 

Kuqezinjtë kanë tentuar në shumë raste blerjen e tij por mosarritja e akordit me Brahim Diaz i ka krijuar një lloj zhgënjimi dhe synojnë ta lënë në harresë me  kalimin e mundshëm të tij në mitikun ‘’ San Siro ‘’ . Por kësaj historie nuk mund ti anashkalohet Sevilla .  Andaluzët vlerësohen  prej shumë sezonesh  si një ndër skuadrat më simpatike të kontinentit të vjetër  e cila ka mundur në shumë raste të shënojë rekorde .  Tentativat pa sukses në merkaton e kaluar u justifikuan disi me transferimin e  Papu Gomez në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’  por  rendimenti në rënie i argjentinasit  ka krijuar një farë dyshimi  dhe tashmë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ i kanë ndezur dritën jeshile largimit të 33 vjeçarit  në fundin e sezonit  për 15 milionë euro . 

Në këtë linjë ndodhet edhe Ivan Rakitic . Problematika e krijuar e penalizon së tepërmi Sevillan për avancimin e dëshiruar  dhe drejtuesit e saj kanë përveshur mëngët për ta larguar nga gjiri i tyre për shifrën e 10 milionë eurove e publikuar kjo nga portali  Transfermarkt .   Një aspekt që nuk duhet anashkaluar lidhet me   pretendimet ekonomike të Isco Alarcon  dhe  në rast të mosplotësimit  të kërkesave të tij nga skuadrat e interesuara  Reali do të rrezikonte largimin e të ashtuquajturit ‘’ Magjistari ‘’ nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ me parametër zero .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy