Sergio Ramos dëshiron kalimin tek Inter Miami

Sergio Ramos dëshiron kalimin tek Inter Miami

Pas përfundimit të kontratës me Paris St Germain , në orët e fundit Sergio Ramos ka shprehur dëshirën për transferimin tek Inter Miami lajm i bërë me dije nga ‘ Mundodeportivo ‘. Major League Soccer po shëndërrohet në një destinacion të preferuar nga shumë lojtarë të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në kontinentin e vjetër. Megjithatë , ishi i Sevillas ka zgjedhur Amerikën edhe për arsye familjare, i cili nëse do të kalojë tek skuadra e lideruar nga David Beckham do ti bashkohej Jordi Albas dhe Sergio Busquets. S’duhet mënjanuar se 37 vjeçari andaluz është pretenduar edhe nga disa klube në Arabinë Saudite por si duket do të iniciojë një eksperiencë të re në një kampionat i cili e ka rritur cilësinë në vitet e fundit. Në sezonin e lënë pas qendërmbrojtësi u aktivizua në 45 sfida me ‘’ Les Pariziens ‘’ , 33 në Ligue 1, 8 në Champions League dhe 3 në Kupën e Francës. Gjatë viteve të fundit Sergio Ramos ka fituar shumë trofe të rëndësishëm , sidomos me Real Madridin dhe gjithashtu me fituesit në fuqi të kampionatit francez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy