U largua nga Partizani 2 vite më parë, Atanda kalon te skuadra tjetër kryeqytetase

U largua nga Partizani 2 vite më parë, Atanda kalon te skuadra tjetër kryeqytetase

Sodiq Atanda do të vazhdojë karrierën në Kosovë, me skuadrën e Prishtinës. Mbrojtësi, i cili ishte pjesë e Partizanit deri në verën e vitit 2019, ka vendosur të transferohet te kampionët e Kosovës.

Pas aventurës 2-vjeçare te izraelitët e Kfar Saba, tashmë 27-vjeçari është larguar nga Izraeli. Gjatë merkatos u përfol edhe për interesimin e disa skuadrave shqiptare për të marrë shërbimet e mbrojtësit nigerian, por Prishtina duket se e ka bindur me ofertën dhe projektin.

Vlen të theksohet se përveç Partizanit, Atanda ka luajtur në Shqipëri edhe me Apoloninë, pjesë e të cilëve ishte nga 2013 deri në 2016.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy