Trajneri i Erzenit, Skerdi Bejzade, foli për MCN TV, pas fitores me Vllazninë në çerekfinalen e Kupës.
Bejzade tha se është i kënaqur me këtë sukses, ndërsa shtoi se fokusi është në kampionat, aty ku sipas tij shijakasit e kanë si finale çdo ndeshje.
Në fakt jemi të kënaqur për rezultatin aq më shumë për fitoren e parë që djemtë arritën me mund dhe djersë. Kjo do na ndihmojë më shumë për në Kukës, pasi jemi më të fokusuar në kampionat se në Kupë, por do të luajmë pse jo, të kalojmë një fazë më shumë. Ne mundohemi me ato lojtarë që kemi, me atë lloj kualiteti që të formojmë stilin e lojës. Duhet të jemi më të fokusuar pasi bëjmë shumë gabime individuale, jo vetëm tani, por edhe para se të vija unë pësonin humbje për gabime individuale.
I kemi thënë lojtarëve që të shkojnë përpara dhe të lëvizin me topin. Këto gjëra i dinë lojtarët, nuk ka asgjë të keqe. Çdo lojtar mundohet të futet dhe të japë maksimumin. Duhet të jemi pak të kujdesshëm për ndërrimet dhe zëvendësimet që bëjmë. Rasti i golit të barazimit ishe gabim nga lojtari i jonë.
Ne fokusimin e kemi në kampionat. Gara vjen duke u vështirësuar, kemi kualitetit të mposhtim çdo kundërshtar. Me ekipe të forta luajmë mirë, ndërsa me skuadra që janë pak më poshtë ne stonojmë.



