U luajtën ditën e sotme ndeshjet e radhës, të vlefshme për Kategorinë Superiore U-21.
Tirana mposhti me vështirësi Teutën me rezultatin 2-1, në një ndeshje të luftuar nga fillimi në fund.
Dinamo kaloi ka vuajtje Turbinën, të cilën e mposhti 4-0 dhe shkon në vendin e tretë me 32 pikë, po aq sa ka edhe Kukësi i vendit të dytë. Verilindorët triumfuan me shifrat 3-1 ndaj Apolonisë.
Ndërkohë Vllaznia u shtang nga Egnatia, pasi u mposht me rezultatin 3-2.
REZULTATET
Tirana – Teuta 2-1
Dinamo – Turbina 4-0
Kukësi – Apolonia 3-1
Egnatia – Vllaznia 3-2
RENDITJA
1. Bylis 35 pikë
2. Kukësi 32 pikë
3. Dinamo 32 pikë
4. Vllaznia 27 pikë
5. Tirana 27 pikë
6. Partizani 19 pikë
7. Teuta 17 pikë
8. Apolonia 14 pikë
9. Laçi 14 pikë
10. Egnatia 7 pikë
11. Turbina -2 pikë



