
Trajneri Nevil Dede ka thënë se të gjitha lajmet që dalin kundër Holandës, janë skemë dhe të qëllimshme. Në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, ai ka thënë se kush do të kënaqet me futbollin, të shikojë skuadrën e De Boer.
“Unë mendoj që çdo gjë te Holanda varet nga këmbët e Depay. Jep gol dhe asist. Ai dhe dyshja e mesfushës janë më të mirët e kësaj skuadre. Holanda nuk shkon si favorite. Ato “Fake News” për Holandën janë skemë mendoj unë dhe do ecin mirë. Kanë sulmin më të mirë. Kush do të kënaqet duke parë futboll, të shikojë këtë skuadër. Ka çdo gjë brenda. Sa lojtarë të mëdhenj ka, është çështje tjetër.”, u shpreh Dede.



