Lyoni ëndërron Lacazette

Lyoni ëndërron Lacazette

Drejtuesit e Lyonit janë kthyer në retrospektivë në lidhje me të ardhmen . Francezët e dinë shumë mirë kualitetin e lojtarëve që u aktivizuan në të kaluarën tek ‘’ Luanët ‘’ dhe i kanë shkelur syrin  Alexandre Lacazettes . 

5 vitet në ‘’ Emirates ‘ i kanë shërbyer sulmuesit për të treguar se sa mirë është përgatitur tek Lyoni dhe duke qenë se po i afrohet fundit me ‘’ The Gunners ‘’ , kjo skuadër kërkon ta rikthejë në shtëpi .

 Golashënuesi është një referencë absolute në ofensivën e drejtuar nga Mikel Arteta dhe sipas Ekrem Onur do të jetë i lirë duke filluar nga vera e ardhshme dhe Lyoni nuk mendon ta humbasë këtë rast të veçantë .  

Falë besimit që i dhanë drejtuesit respektivë  dhe sigurisht potencialit  , 30 vjeçari arriti të kalojë çdo barrierë duke e shkruajtur emrin në historinë e ‘’ Topchinjve ‘’ si një  sulmues me shumë influencë dhe Lyoni kërkon që vitet e fundit ti shijojë aty ku u rrit dhe parashikohet një fillim i menjëhershëm i negociatave nga klubet e përfshira.  

Pas shumë vitesh larg sukseseve në Ligue 1 , Lyoni beson se ka ende forca për të konkurruar me Paris St Germain por duhet patur parasysh se rroga e lartë e Alexandre Lacazette mund ta pengojë këtë transferim.

Golashënuesi në fjalë përfiton 11 milionë euro në sezon , shifër absolutisht e papërballueshme nga arkat e Lyonit pavarësisht dëshirës së madhe për ta rikthyer në Francë.  

Alexandre Lacazette ka arritur në një moment ku  gabimet konsiderohen të pafalshme dhe  duhet ti marrë shtruar gjërat për ti realizuar  objektivat  .

5 gola dhe 4 asiste në 22 ndeshje janë pak për një sulmues  të këtij niveli  por në vitet e fundit Arsenali ka patur rënie në aspektin e përgjithshëm duke mbetur me duar bosh por Alexandre Lacazette është një ndër ato futbollistë që në kohë të vështira shfaqet papritur dhe  mund të suprizojë çdokënd .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy