
Talentët e Amerikës së Jugut gjithmonë kanë spikatur dhe në vitet e fundit ekipet e elitës asnjëherë nuk i kanë mënjanuar.
Arritja e akordit të Real Madridit me Endrick Felipen duket se ka impulsuar rivalët e Barcelonës për të bërë të njëjtën gjë me Angelo Gabriel të Santosit.
Ideja e ‘’ Blaugranëve ‘’ është arritja e një akordi sa më shpejt me drejtuesit e brazilianëve , të cilët tashmë kanë vënë mbi tavolinë 35 milionë euro për 18 vjeçarin .
Nëse kthehemi mbrapa në kohë kuptohet se kontaktet e spanjollëve me Santosin kanë filluar përpara shumë vitesh , atëherë kur arritën me sukses të transferonin në gjigandin ‘’ Camp Nou ‘’ Neymar Juniorin .
Xavi Hernandez tashmë e ka shprehur dëshirën dhe mbetet për tu parë se si do të veprojnë drejtuesit e kuq e bluve në merkaton verore , e cila do ti hapë dyert në 1 korrikun e 2023-shit. Cilësia e futbollit brazilian ka ardhur në rritje me kalimin e kohës dhe interesi masiv i klubeve me emër në Europë e evidenton këtë fakt.



