
E ndërgjegjshme për situatën ekonomike , Barcelona është mësuar me këtë fakt dhe po vijon luftën për transferimin e lojtarëve cilësorë por me një kosto të përballueshme .
Traineri Xavi Hernandez e ka dhënë mesazhin për presidentin Joan Laporta sepse është fokusuar tek dy elementë që kanë humbur shumë terren tek Chelsea . Timo Werner dhe Hakim Ziyech pothuajse nuk llogariten më nga traineri Thomas Tuchel dhe po analizojnë seriozisht largimin nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ .
Marokeni dhe gjermani do të largoheshin nga Londra me kokën lart sepse kontribuan në suksesin e Chelseat në Champions League në sezonin e shkuar dhe mund të rifitojnë protagonizmin e humbur tek një Barcelonë që mezi pret të fuqizohet për të mos mbetur në prapavijë gjatë fazës së dytë.
Largimi i Suarez dhe Lionel Messit pa harruar as Neymar Juniorin e kanë lënë tejet të varfër ofensivën e katalanasve të cilëve i mbetet të shikojnë përpara sepse janë një skuadër me shumë vlera dhe prioriteti i tyre është rikthimi në elitë.
‘’ Ok ‘’ paraprak ‘’ Blaugranët ‘’ e kanë marrë sepse drejtuesit e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ e shikojnë një hap pozitiv largimin e tyre me formulën e huazimit deri në fundin e sezonit dhe gjatë verës të merret një vendim definitiv për të ardhmen e Timo Werner dhe Hakim Ziyech .
Prioriteti i spanjollëve është shtimi i produktivitetit në metrat e fundit dhe ishi i Leipzigut dhe ai i Ajaxit mund ti ofrojnë shumë kësaj Barcelone të shpërfytyruar që kërkon me ngulm të ngrejë kokën dhe të luftojë dhëmbë për dhëmbë në Spanjë dhe Europë .



