Coutinho kërkon largimin

Coutinho kërkon largimin

Kanë mbetur edhe pak muaj për fillimin e Botërorit të Katarit dhe lojtarët e mëdhenjë kanë filluar  ti bëjnë mirë llogaritë për të mbërritur në nivelin optimal në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik .

Merkatoja është ura e vetme e shpëtimit për ata që se kanë gjetur komoditetin tek ekipet aktualë dhe domosdoshmëria për të ndërruar ambjent forcohet  me kalimin e ditëve .

Philippe Coutinho  do të jetë një ndër protagonistët e kësaj merkatoje sepse eksperienca tek Barcelona e ka baltosur në një farë mënyre karrierën e mrekullueshme dhe e vetmja rrugëdalje është largimi nga ‘’ Camp Nou ‘’ .

Ekstremi nga Rio de Janeiro është i ndërgjegjshëm se sa e rëndësishme është pjesëmarrja me kombëtaren e ‘’ Seleçaos ‘’ dhe i nevojiten akoma më shumë minuta aktivizimi për të bindur trainerin Tite për grumbullimin me 5 herë kampionët e botës . 

Xavi Hernandez ia ka bërë të qartë se nuk e konsideron më pjesë të katalanasve pavarësisht se investimi prej 160 milionë eurosh për talentin e ‘’ Los Canarinhas ‘’ mbetet një ndër më potentët e historisë së tyre  . Rendimenti i Coutinhos tek Livepooli as që i afrohet atij me Barcelonën i cili e ka  shpërfytyruar krejtësisht figurën e tij  , fakt që i ka shkaktuar dhimbje të shumta koke ishi-t të Interit .

 Transferimi i  Ferran Torres është një tjetër motiv për të përshpejtuar largimin një herë e mirë nga spanjollët dhe të hapë një tjetër faqe në karrierë .

Gjatë sezonit aktual 16 ndeshje dhe 2 gola kanë rezultuar të pamjaftueshme për të vijuar më gjatë tek Barcelona dhe mbetet për tu parë se cila skuadër do të qëllojë  në shenjë për këtë lojtar që ka akoma shumë për të dhënë në fushën e lojës .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy