Derbi i “Mandoninës” mbyllet në paqe, Ikardi fal Milanin (VIDEO)

Derbi i “Mandoninës” mbyllet në paqe, Ikardi fal Milanin (VIDEO)

Spektakli dhe grinta nuk kanë mjaftuar për të nxjerr një fitues nga Derbi i Madoninës, me Milan dhe Inter që e mbyllën në barazim pa gola, 90 minutëshin e luajtur. 

Ka munguar goli mes rasteve të shumta në super sfidën e mbrëmjes së sotme të Serisë A mes Milanit dhe Interit që duhej të luhej një muaj më parë.

Derbi i Mandoninës u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 ku që të dyja ekipet ndanë nga një pikë që nuk u vlen shumë për poziconin që janë në tabelën e rendtijes.

Zikaltërit ishin ata që dominuan sfidën përballë një Milani që krijoi shumë pak raste për shënim.

Mauro Ikardi i fali kuqezinjtë në dy raste flagrante ku i vetëm me portën e boshatisur në dy raste bëri të pamundurën duke mos e dërguar topin në rrjetë.

Sulmuesi argjentinas gjeti rrugën e rrjetës në pjesën e parë, por goli i shënuar prej tij u anullua nga ana e VAR pasi gjendej në pozicion jashtë loje.

Pas këtij barazimi Interi ruan vendin e  katërt në tabelën e rentijes me 59 pikë të grumbulluara, ndërsa Milani klasifikohet në vendin e gjashtë me 51 pikë.

Gjithçka bëhet më e vështirë për kuqezinjtë për të shpresuar tek një vend që të dërgon në “Uefa Champions League”. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy