Atletico kërkon Luiz Felipe

Atletico kërkon Luiz Felipe

 Pas zbritjes nga froni të Barcelonës dhe Real Madridit  , Atletico Madridi  është fokusuar maksimalisht tek merkatoja  . Fakti se drejtohen nga  Diego Simeone do të thotë shumë për kryeqytetasit të cilët janë të vetëdijshëm se me argjentinasin në stol suksesi është pothuajse i garantuar . Entuziazmi për fitimin e Primera Division ka rënë tashmë  dhe  traineri 51 vjeçar ka filluar përveshjen e mëngëve për të forcuar aspektin mbrojtës  .   ‘’ Los Colchoneros ‘’ i kanë hedhur sytë tek mbrojtësi i Lazios Luiz Felipe i cili është pretenduar edhe nga Barcelona dhe Real Betisi ,  operacion që mund të finalizohet me parametër zero duke patur parasysh që  24 vjeçari e përfundon kontratën me bardhekaltërit në 2022-shin .

Sipas parashikimeve të bëra  Atletico Madridit i leverdis që të presë edhe një sezon dhe më pas ta transferojë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ me parametër zero  .  Fakti se në adresë  të Jose Maria Gimenez kanë mbërritur shumë oferta interesante  , Atletico Madridi mendon se 24 vjeçari do të shëndërrohej në liderin e qendrës së mbrojtjes së kryeqytetasve  .   

Duhet evidentuar   se në sezonet e fundit lojtari nga Sao Paolo është shëndërruar në një ndër mbrojtësit më të mirë të Serisë A  por largimi i Simone Inzaghit nga  ‘’ Olimpico ‘’ ka ndikuar në vendimarrjen e disa komponentëve të rëndësishëm të bardhekaltërve dhe në rastin konkret   fakti se Felipe Luiz nuk ka arritur të rinovojë kontratën lë për të kuptuar se qëndrimi tek italianët mund të jetë drejt fundit . 

Një aspekt që i ka dhënë shumë pikë Atleticos është fitimi i La Ligas dhe  për lojtarë të tillë është një privilegj i madh sepse pretendohen nga një prej figurave më të rëndësishme të trainingut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy