
Pas largimit të Kylian Mbappes tek Real Madridi, tek Paris St Germain po punohet për të gjetur një zëvëndësues.
Shumë emra janë pjesë e listës së Luis Enriques dhe ndër më të përfolurit së fundmi ka rezultuar ai i Victor Osimhen.
Nigeriani mund të zbarkojë shumë shpejt në ‘’ Parque de Princes ‘’ por fillimisht Nasser Al Khelaifi duhet të derdhë në arkat e Napolit 130 milionë euro, shifër për të cilën presidenti Aurelio Di Laurentis nuk do të bëjë asnjë tolerim.
Momentalisht oferta e sheikut nga Katari nuk i kalon 100 milionë eurot, fakt që do të thotë se duhet të bëjë një tjetër sforco për ta arritur me sukses këtë marrëveshje.

25 vjeçari është një ndër sulmuesit në modë të kontinentit të vjetër, por referuar ecurise se deritanishme, e ardhmja do të jetë larg ‘’ Diego Armando Maradonas ‘’.
Kualiteti i ishi-t të Lilles vlerësohet nga ‘’ Lucho ‘’, një trainer i cili po mundohet ti përforcojë kryeqytetasit në çdo repart, për të formuar kështu një ekip kompetitiv pasi qëllimi i numrit një të presidencës është fitimi i Champions Leagues.
Vendimi për të marrë shërbimet e Victor Osimhen reflekton gjithashtu ambicjen e kreut të parizienëve për të shkuar sa më larg të jetë e mundur në të ardhmen, në çdo kompeticion.
Gjatë katër viteve tek ‘’ Il Partenopei ‘’, afrikani ka demostruar të gjithë potencialin e tij në majën e sulmit, i cili ka kontribuar me 76 gola në 133 sfida, një statistikë që meriton vlerësimin maksimal.
Referuar interesit natyrisht që Aurelio Di Laurentis do ti qëndrojë besnik pretendimit deri në fund pasi në rastin konkret flitet për një ekip që mund ta përballojë një shifër të tillë.



