
Gianluigi Buffon nuk ka mbetur duarkryq në lidhje me të ardhmen . Kohët e fundit kandidatët për të përfituar shërbimet e italianit janë shtuar me hapa galopantë . 43 vjeçari ka deklaruar se dëshiron të aktivizohet edhe për dy vite në nivele të larta dhe kandidatët nuk kanë munguar për arsye të karrierës së mrekullueshme që ka zhvilluar . Gjithçka filloi me interesin e Romës , Milanit dhe argjentinasve të Boca Juniors por me kalimin e kohës luftës i janë bashkuar Sevilla , Benfica dhe Olympiacos.
Sipas portugezes A Bola destinacionet më atraktive për legjendën italiane janë Spanja , Portugalia dhe Greqia por duhet parë se si do të vijojnë negociatat në javët e ardhshme . Andaluzët e konsiderojnë të famshmin ‘’ Gigi ‘’ si zëvëndësuesin ideal të Thomas Vaclik por me transferimin e Marko Dmitrovic në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ janë sprapsur dhe i kanë shtuar mundësitë për kandidatët e tjerë.
Pavarësisht se është në një moshë të madhe , eksperienca e akumuluar në 26 vite karrierë është e pamundur të anashkalohet sepse mban mbi supe fitimin e shumë trofeve të rëndësishëm .
Ky element konsiderohet shumë vital dhe nuk e lë në prapavijë dhe parashikohet se do ti japë shumë shpejt zgjidhje të ardhmes me rikthimin poshtë tre shtyllave për të treguar se një personalitet i tillë nuk mund ta lërë me kaq futbollin e luajtur .



