Presidenti i Torinos: Pishmani im është që nuk e shita Belottin te Milani

Presidenti i Torinos: Pishmani im është që nuk e shita Belottin te Milani

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, në një intervistë të dhënë së fundmi në Itali, ka folur për sulmuesin Andrea Belotti, i cili është në fund të kontratës.

Cairo ka thënë se pishmani i tij është që nuk e shiti te Milani 4 vite më parë, ndërsa tashmë do e humbasë falas.

“Me shumë mundësi Belotti do të largohet me parametra zero dhe kjo është diçka e vështirë për t’u përtypur nga ne. Do të ishte mirë të kishte një rregull për të mbrojtur klubet për situata të tilla, pasi ne investuam 8 milionë euro për ta marrë nga Palermo atëherë kur askush nuk besonte te ai. Pishmani im është që nuk e shita katër vite më parë, kur Milani ofroi shumë për kartonin e tij. Nga kjo eksperiencë kam kuptuar që një futbollist nuk duhet mbajtur me zor, pasi nëse humb dëshirën, fillon dhe humb rendimentin e dëmtohet shpesh”, deklaroi Cairo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy