Opsion gratis për Real Madridin

Opsion gratis për Real Madridin

Edhe pse opsionet si Paul Pogba  , Kylian Mbappe apo Erling Haaland janë një dëshirë e mbetur në sirtar , Carlo Ancelotti i cili karakterizohet për faktin e të qënit një profesionist absolut nuk e ka mënjanuar nevojën e  Real Madridit në prapavijë .

 Dëmtimet e njëpasnjëshme të Dani Carvajal të cilëve i është bashkangjitur rendimenti i dobët i  Lucas Vazquez që ka shtuar problemet tek madrilenët , e  kanë  detyruar teknikun italian të  shikojë të tjera alternativa .

 Për hir të së vërtetës lojtarët cilësorë në krahun e djathtë të mbrojtjes aktualisht nuk janë të shumtë por kryeqytetasit duket se e kanë gjetur zgjidhjen .

 Eshtë Noussair Mazraoui i cili mbron ngjyrat e Ajaxit . Marokeni ka spikatur shumë shpejt tek hollandezët dhe mbart karakteristika që mund ti vinë mjaftueshëm në ndihmë ‘’ Galaktikëve ‘’ në të ardhmen .  Kontrata me gjigandët e Eredivisie përfundon  në 30 qershorin e ardhshëm dhe duke filluar nga 1 janari i 2022- shit do të jetë i lirë për të negociuar  me çdo klub që dëshiron .

Interesi i spanjollëve mund të konsiderohet si qershia mbi tortë sepse çdo lojtar në një moshë të tillë ndihet i tejet i vlerësuar kur flitet për  Real Madridin .  

Zgjidhja sa më e shpejtë e këtij ngërçi të hasur prej shumë kohësh do ti jepte fund dhimbjeve të shpeshta të kokës të Carlo Ancelottit dhe do  ti ndihmonte ‘’ Los Blancos ‘’  për të rikuperuar terrenin e humbur gjatë kësaj kohe .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy