Atletico Madridi, insiston për Rabiot

Atletico Madridi, insiston për Rabiot

 E ardhmja e Adrien Rabiot tek Juventusi është vënë në dyshim gjatë kohëve të fundit, i cili e përfundon kontratën në qershor.

Torinezët po japin maksimumin për ta rinovuar deri në 2027-tën por futja e Atletico Madridit në garë duket se i ka turbulluar ujërat.

Nuk përjashtohet largimi nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ për të provuar veten në La Liga, me një ekip tejet kompetitiv, edhe në Europë.

Gjithçka do të varet nga negociatat ndërmjet drejtuesve të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ dhe mefushorit në vijimësi dhe nëse historia s’do të ketë asnjë ndryshim, ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të kenë një mundësi shumë të mirë për të përfituar shërbimet e 28 vjeçarit gjatë merkatos së verës.

Të jesh pjesë e një ekipi si Atletico Madridi natyrisht është një sfidë shumë e vështirë, i cili drejtohet nga traineri më i paguar dhe ndër më të mirët në botë siç është Diego ‘’ El Cholo ‘’ Simeone.

Argjentinasi i ka shëndërruar ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në një rival të sikletshëm, që të befason atëherë kur nuk e pret, për të cilin përforcimi i mesfushës mbetet një prioritet absolut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy