Atletico spikat Robin Olsen

Atletico spikat Robin Olsen

 Pas një sezoni  të suksesshëm që u kulminua me fitimin e La Ligas , Atletico është i ndërgjegjshëm se duhen akoma përpjekje për të mos e humbur protagonizmin . Merkatoja çdo ditë po bëhet edhe më interesante dhe  ‘’ Los Colchoneros ‘’ po japin maksimumin për riformatimin e organikës . Kryeqytetasit e dinë se çdo lëvizje e shpejtë do të jetë krejtësisht në favorin e tyre sepse koha kalon shumë shpejt dhe përgjegjësia shtohet .

Në këtë rast Diego Simeone  është përqëndruar në gjetjen e një portieri të dytë  që do të dijë ta zëvëndësojë ashtu siç duhet gardianin Jan Oblak .  Polaku konsiderohet i pazëvëndësueshëm por  traineri argjentinas ka kërkuar sigurimin e portës dhe sipas As  alternativa është Robin Olsen. Suedezi vjen pas disa paraqitjesh shumë pozitive tek Evertoni por kartoni i tij është në pronësi të Romës. 

Ideja e drejtuesve spanjollë është huazimi i portierit nga Malmo për të parë se si do të rezultojë eksperienca tek Atletico , skuadër që drejtohet nga një trainer tepër kërkues , mentaliteti  dhe puna e të cilit e ka klasifikuar ndër më të  mirat e Spanjës dhe Europës .

Në lidhje me këtë opsion , interesin e Atleticos do ta shoqërojë edhe ai i Real Sociedadit , West Hamit dhe  Lilles , fakt që tregon se do të jetë paska e vështirë për  mbërritjen  e mundshme të Robin Olsen në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ .

Objektivi parësor i deklaruar prej kohësh nga Atletico është ruajtja e titullit të fituar me shumë sakrifica  në një luftë dhëmbë për dhëmbë deri në javën e fundit me  Barcelonën dhe Real Madridin  dhe një prezantim dinjitoz në Uefa Champions League , kompeticion që ‘’ El Cholo ‘’ e njeh shumë mirë por fati nuk ka qenë në anën e tij në vitet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy